Lionel Messi është rikthyer në Paris sot, pasi u shërua plotësisht nga koronavirusi dhe pasi qëndroi shtatë ditë në izolim në atdheun e vet Argjentinë.
Messi udhëtoi sot nga Rosario drejt kryeqytetit francez bashkë me bashkëshorten dhe tre djemtë, pasi doli negativ në testin për Covid-19.
34-vjeçari ishte njëri prej katër futbollistëve të Paris Saint-Germainit që dolën pozitivë në testin për Covid-19 në fundjavë.
Ai qëndroi në izolim në Argjentinë deri sot, kur edhe udhëtoi drejt Francës për t’u ribashkuar me ekipin e tij Paris Saint-Germain, që nënkupton se Messi mund të jetë i gatshëm për derbin kundër Lyonit të Xherdan Shaqirit të dielën që vjen.
Sipas mediave argjentinase, Messi i kaloi shtatë ditë në izolim, nga 28 dhjetori.
Messi doli negativ në testin PCR për koronavirus të martën.
Parisi dhe Lyoni do të përballen të dielën më 9 janar në orën 20:45 dhe Mauricio Pochettino do të shpresojë se Messi do të jetë në gjendje të luajë, duke e ditur se Neymari mungon ende shkaku i lëndimit. /GE/
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn