Lionel Messi e kaloi një sezon dëshpërues në nivelin personal.
Ylli argjentinas mori kritika për paraqitjet e zbehta që i bëri me Paris Saint-Germainin.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka treguar arsyet për këtë, teksa beson se sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë për të.
“Jam i sigurt se sezoni i ri do të jetë më i mirë, si për mua, ashtu edhe për PSG-në. Nuk ishte e lehtë për mua këtë vit pas një vere të çmendur. Ishte e komplikuar ta kuptoja se çka po ndodhte, nuk e prisja të largohesha nga Barcelona. Ishte nj shok i vërtet”, ka thënë Messi në një intervistë të gjatë për “Tyc Sports”.
Përfaqësuesi argjentinas e fitoi titullin e kampionit të Francës me PSG-në, por sezonin tjetër do të mundohet të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve me parisienët.
Me këtë rast, ai iu jep fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Parku i Princave” dhe një rikthimi eventual në “Camp Nou”. /GE/
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...