Luis Suarez ka dhënë një intervistë të gjatë për AS, pas disa muajsh në Madrid pas transferimit nga Barcelona te Atletico.
Natyrisht, nuk kishte se si të mungonin edhe pyetjet për Lionel Messin, shokun e tij më të mirë, që e deshi largimin nga “Camp Nou” verën që lamë pas, por Barça nuk e lejoi.
Sido që të jetë, ai ka mundësi që të largohet në vitin 2021 kur t’i skadojë kontrata me Barcelonën.
Suarez është pyetur nëse është mundësia dhe do të bëjë ndonjë gjë për ta bindur që t’i bashkohet atij te Atletico.
“Leo është i rritur për t’i marrë vendimet që ai duhet t’i marrë. Nuk do t’i kërkojë asnjëherë asgjë, përkundrazi, gjithmonë do ta mbështesë atje ku është i lumtur dhe vendimet që mund të marrë. Nëse ndonjëherë paraqitet mundësia, ok do t’i flas gjëra të mira për klubin. Por, s’bëhet fjalë për t’i kërkua diçka Messit, Leo vet do të vendosë se çka është më e mira për të dhe ku do të ishte më i lumtur”, u shpreh Suarez. /Gazeta Express/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit