Barcelona ka siguruar fitoren e tretë radhazi nga tri ndeshjet e zhvilluara deri tani këtë sezon në La Liga.
Gjiganti spanjoll ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 5 me 0 në derbin katalunas kundër Espanyolit në Camp Nou mbrëmjen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.
Lionel Messi ishte magjik duke realizuar hat-trickun e tij të 42-të në karrierë. Superylli i Barcelonës shënoi tri gola (26′) (35′) (67′) ndaj rivalit më të vështirë deri tani për skuadrën e trajnerit Ernesto Valverde, i cili ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri.

Goli i katërt i këtij takimi u shënua nga mbrojtësi Gerard Pique, i cili realizoi me kokë në minutën e 87′ pas asistimit nga Ivan Raktic, por Luis Suarez përmbylli gjithçka me një gol në minutën e 90′ pas asistimit nga talenti Ousmane Demebele, i cili debutoi në këtë takim.
Barcelona, e cila nuk është mposhtur nga Espanyoli që nga sezoni 2008/09, qëndron në pozitën e parë në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara nga tri fitore të njëpasnjëshme./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
https://streamable.com/qdcx8
https://streamable.com/kvwl8
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...
Tahiri kërkon ulje të tarifave të rrymës: Pas zgjedhjeve çmi...
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...