Pas konfirmimit të vdekjes së Emiliano Sala, ka reaguar edhe ylli argjentinas Lionel Messi.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Messi ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes tragjike të bashkëkombësit të tij.
Ylli i Barcelonës ka thënë se është me familjen e lojtarit në këto momente kritike.
“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Emilianos. Ne jemi me ju dhe ne ju dërgojmë gjithë forcën atyre. Pusho në paqe”, ka shkruar Messi.
Kujtojmë që Sala ishte duke udhëtuar nga Nantes në Cardiff me një aeroplan privat ku ishte rrëzuar në det.
Pas më shumë se dy javëve kërkimeve, më në fund është gjetur trupi i pajetë i sulmuesit argjentinas.
Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e pilotit të aeroplanit.
Sala iu kishte bashkuar skuadrës uellsiane Cardiff City nga ekipi i Ligue 1, Nantes.

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër