Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka lënë të kuptohet se do të pushoj yjet si Lionel Messi dhe Luis Suarez në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Gironas.
Kur është pyetur nëse Messi dhe Suarez do të pushojnë, Valverde u përgjigj kështu në konferencën për shtyp: “Është një mundësi, por unë nuk do ta zbulojë këtë”, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, trajneri konfirmoi se Ousmane Dembele është i gatshëm për të startuar pas dy ndeshjeve të shpenzuara në bankinë.
“Ne shpresojmë, ai është i gatshëm, po”, ka thënë ai për anësorin francez. “Kjo është arsyeja pse është ftuar ai. Varet nga trajneri se kush luan dhe kush jo, varet se si shkon ndeshja”
Valverde gjithashtu nuk ka ndërmend të bëjë ndryshe për ndeshjen e së shtunës, ndonëse Barcelona ka filluar të shfaq një rënie të vogël në formë./arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...