Pas njoftimit të Jordi Alba-s për pensionimin nga futbolli në fund të këtij sezoni, reagimet emocionale nuk kanë munguar nga shokët e tij të ngushtë.
Lionel Messi i ka dërguar një mesazh prekës mbrojtësit spanjoll, me të cilin ka ndarë shumë vite suksesi te Barcelona dhe tani te Inter Miami.
“Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Pas kaq shumë aventurave së bashku, do të jetë e çuditshme të shikoj majtas dhe të mos të shoh atje. Çfarë numri të pabesueshëm asistimesh më ke dhënë gjatë gjithë këtyre viteve. Kush do të më pasojë topin tani?”, shkruan Messi.
Një tjetër mesazh vlerësimi ka ardhur edhe nga Sergio Busquets, që e ka quajtur Albën një mik dhe bashkëpunëtor të jashtëzakonshëm në karrierë.
“Urime, Jordi, për karrierën tënde të jashtëzakonshme. Ka qenë një kënaqësi të ndajmë kaq shumë momente së bashku, brenda dhe jashtë fushës. Të uroj gjithmonë më të mirën dhe lumturi me familjen tënde”, ka shkruar Busquets.
Pas më shumë se një dekade në nivelet më të larta, Jordi Alba mbyll një karrierë të mbushur me trofe, emocione dhe
Moti në Shqipëri, reshje të shiut dhe dëborë në zonat malore
Trump dhe Orban diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë
Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga QNR-ja për r...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu
Vinicius Jr-Real Madrid, përplasjet vazhdojnë
Zbulim tronditës, fjalëkalimi i sigurisë së Luvrit ishte thj...