Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë mendimin e tij se cilin preferon Lionel Messi-n, apo Cristiano Ronaldo.
Në dekadën e fundit, këta dy lojtarë gjithmonë krahasohen mes veti shkaku i rivalitetit të madh, ndërsa disa preferojnë argjentinasin, kurse të tjerët portugezin, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku gjerman ka thënë se favorizon Messi-n, mirëpo ka zbuluar edhe admirimin e madh që ka për Ronaldo-n.

“Për mua Messi, por nuk mund ta admirojë Ronaldo-n, më shumë se sa e admirojë”.
“Kemi luajtur kundër të dyve dhe të dy janë gati të pandalshëm për t’u mbrojtur”.
“Por, Messi ka fizikun më të ulët. Nëse mund ta pikturosh vetën si lojtar perfekt, duhet të kesh lartësinë e Ronaldo-s, ai mund të kërcejë, vrapojë aq shpejt. Ai është perfekt dhe profesionist, nuk mund të ishte më i mirë”.
“Kurse, në anën tjetër është Messi i vogël, i cili bën gjithçka të duket e thjeshtë. Ndoshta kjo është arsyeja pse e pëlqej më shumë si lojtar në fushë. Por, Cristiano gjithashtu është lojtar i pabesueshëm”.
“Është shumë vështirë, por çfarë kanë të përbashkët është se kanë mbajtur këtë nivel për një kohë të gjatë. Janë disa lojtarë të rinj që kanë këtë potencial, por ta bëjnë për një kohë të gjatë është edhe më e pabesueshme”, deklaroi Klopp.
Kujtojmë se teknikut gjermanin i nevojiten vetëm dy fitore me Liverpool që të shpallet kampion./arbresh.info.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...