Arbër Zeneli është detyruar të largohet nga fusha gjatë ndeshjes Mali i Zi – Kosovë.
Ylli i “Dardanëve” la fushën në Podgoricë gjatë minutave të fundit të pjesës së parë si pasojë e një lëndimi që besohet të jetë vetëm tërheqje muskulore, shkruan portali arbresh.info.
Zeneli u largua me anë të një kampionete të vogël nga fusha në ndeshjen e dytë si mysafirë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Në vend të tij në fushë u inkuadrua super talenti Edon Zhegrova.
Ndryshe nga ajo siç dukej në shikim të parë, gjendja e mesfushorit raportohet të jetë e mirë ndërkohë që edhe stafi mjekësor i kombëtares e ka konfirmuar këtë.
Kosova kaloi në avantazh me anë të golit nga Milot Raschia në minutën e 24′./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...