Edicioni i ri garues 2025/26 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e 16/17 gushtit.
Të parat që nisin garat do të jenë dy nivelet më të larta, Albi Mall Superliga dhe Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Pjesë e elitës së futbollit sivjet do të jenë Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat ishin kampione në grupet e tyre respektove në Ligën e Parë.
Gjithashtu nga ky sezon Liga e Parë do të jetë ligë unike e përbashkët e përbërë nga 18 ekipe, dhe nuk do të jetë e ndarë në dy grupe sikurse vitet e fundit.
“Të rikujtojmë se Liga e Parë në këtë edicion do të funksionojë si ligë unike, me 18 skuadra”, ka bërë të ditur FFK-ja, përmes një njoftimi të lëshuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kampion i Kosovës sezonin që lamë pas u shpall Drita./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...