Drita dhe Llapi janë dy finalistët e këtij edicioni në Kupën e Kosovës në futboll, pasi kanë kaluar Ramiz Sadikun dhe Prishtinën.
Tani dy rivalët i presin edhe 90 minuta për të shkuar tek njëri prej trofeve më të çmuar në futbollin tonë.
Drita nuk e ka fituar, Kupën e Kosovës, për më shumë se dy dekada, pasi hera e fundit kur triumfoi ishte sezonin 2000/01.
Drita ishte në finale në vitin e fundit para pranimit, ku ishte mposhtur nga Prishtina me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në anën tjetër Llapi është fituesi i fundit i Kupës së Kosovës, ku e kishte mposhtur Dukagjinin e Klinës pas penalltive në një ndeshje tejet dramatike që ishte mbyllur 1-1.
Kupa e Kosovës e fituar edicionin e kaluar ishte e para në histori të klubit për Llapin.
Finalja e Kupës së Kosovës luhet më 21 maj, me fillim prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...