Sezoni i 16-të i ESL Pro League është shumë afër, ku do të garojnë 24 skuadra nga e mbarë bota.
Turneu pritet të fillojë me datën 31 gusht dhe do të zgjasë deri me datën 2 tetor, ku për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen rreth 820.000 dollarë.
Tashmë grupet e turneut janë mësuar, ku pritet të zhvillohen ndeshja interesante pas pushimit verorë të lojtarëve.
Grupi A do të fillojë aksionin me datën 31 gusht deri më 4 shtator, grupi B do të garojë nga data 7 deri më 11 shtator, grupi C do të zhvillohet me datën 14 deri 18 shtator, ndërsa grupi D do të zhvillohet nga data 21 deri 25 shtator.
Më pas do të vazhdojnë fazat tjera, të cilat do të dërgojnë për në finalen e madhe, ku për vendin e parë do të sigurohet edhe pjesëmarrja në turneun BLAST Premier World Final.
Më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse të ndara në katër grupe:
Grupi A
Natus Vincere
NIP
Vitality
Spirit
fnatic
Endpoint
Grupi B
FaZe
G2
BIG
Outsiders
MIBR
FTW
Grupi C
ENCE
Astralis
Heroic
MOUZ
HEET
Complexity
Grupi D
Cloud9
Movistar Riders
FURIA
Liquid
Eternal Fire
Evil Geniuses
/Telegrafi/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...