Mesfushori i Sllovenisë, Sandi Lovric, ka folur për përgatitjet e ekipit slloven para ndeshjes së rëndësishme të së shtunës ndaj Kosovës në stadiumin “Stozice”, duke theksuar se skuadra është e qetë, e përgatitur dhe e mbështetur nga publiku vendas.
Kosova shkon në këtë ndeshje se e dyta e grupit me 7 pikë, ndërsa Sllovenia është e treta me 3 pikë.
“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara nesh dhe po përgatitemi mirë. Jemi të sigurt dhe duhet të tregojmë cilësinë tonë në fushë”, deklaroi Lovric për faqen zyrtare të federatës sllovene.
Mesfushori e kujtoi edhe barazimin pa gola në Prishtinë, ku deklaroi se Sllovenia nuk arriti të konkretizojë rastet, por këtë herë beson se faktor vendës do të bëjë diferencën.
“Në Prishtinë treguam se mund të luajmë kundër tyre, por për fat të keq nuk shënuam. Këtë herë do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë, që gjithmonë na japin energji shtesë për të fituar. Kështu ka qenë vitet e fundit – nga tribunat kemi marrë forcë për sukses”, ka shtuar lojtari i Udineses.
Lovrić theksoi se hyrja e fortë dhe me besim në ndeshje do të jetë vendimtare për të arritur qëllimin.
“Duhet të futemi me guxim dhe vendosmëri që nga minuta e parë. Ne e dimë çfarë kërkojmë – fitore për të mbajtur ritmin drejt objektivit tonë”, përfundoi mesfushori slloven.
Ndeshja Sllovenia – Kosova zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Stožice” të Lubjanës.
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...