Kreu i FFK-së ka uruar të gjithë besimtarët e besimit të krishterë për festën e Krishtlindjeve.
“Të nderuar anëtarë të komunitetit të futbollit, drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit të krishterë!
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht festën e Krishtlindjes, juve dhe familjeve tuaja.
Uroj që kjo festë të sjellë gëzim, begati e shëndet në shtëpitë tuaja. Le të përqafojmë këtë festë me shpirt solidariteti dhe harmoni në zemrat tona.
Të ndihemi të lidhur si një familje e madhe e futbollit, ndërsa shpirti i Krishtlindjes të sjell paqe, respekt dhe dashuri kudo.
Le të jetë Krishtlindja burim frymëzimi për një vit të ri, ku do të triumfojë e mira, bashkëpunimi dhe suksesi në vendin tonë.
Gëzuar Krishtlindjen!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së”, shkruhet në mesazhin e FFK-së, për festën e Krishtlindjeve./Arbresh.info/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...