Futbollisti i kombëtare së Kosovës, Meriton Korenica ka shkëlqyer këtë javë me skuadrën e tij CFR Cluj.
Ai ka realizuar një gol në barazimin 3-3 ndaj Botosanit, shkruan Arbresh.info.
Përveç golit ai dhuroi edhe një asitim për Cordean. Në këtë ndeshje realizoi edhe futbollisti tjetër dardan, Lindon Emërllahu.
Mirëpo, Korenica la gjurmë më shumë dhe u vendos në formacionin e javës të Superligës së Rumanisë nga SofaScore.
Ai u vlerësua me notën 9.4. Korenica po shfaq formë të mirë para dy ndeshjeve të para kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku Kosova luan ndaj Zvicrës dhe Suedisë.
Pas disa ditësh do të publikohet lista, ku mbetet të shihet nëse ai do të jetë i ftuar apo jo./Arbresh.info

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës