Futbollisti Mërgim Mavraj, ka njoftuar se më nuk do të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.
34-vjeçari ka vendosur të largohet në mënyrë që t’i lejojë futbollistët e rinj të kenë më shumë mundësi, shkruan portali arbresh.info.
Mavraj që tetë vite është në Kombëtaren e Shqipërisë, me të cilët ka bërë 50 paraqitje duke tundur tri herë golin.

Ai përmes një postimi në Instagram ka njoftuar pensionimin nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i tij:
Unë dua të them faleminderit
Përshëndetje,
Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.
https://www.instagram.com/tv/CEOuVP4ogg0/?utm_source=ig_embed
Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkëshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e Kombëtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falënderim personal jam i detyruar që të gjithë falënderimet ti përmbledh në këto pak rreshta.
Mbi të gjitha falënderimet është falënderimi ndaj Zotit, i cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !
Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë !
Përzemërsisht,
Mërgim Mustafë Mavraj./arbresh.info.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...