Ish-mesfushori, Mentor Zhdrella, është emëruar Drejtor Sportiv i Llapit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë skuadra nga Podujeva përmes një njoftimi në Facebook.
“Bordi drejtues i klubit ka vendosur për Zhdrellën në pozitën e Drejtorit Sportiv pasi që kontributi i tij për Llapin në të kaluarën si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm. 34-vjeçari është prezantuar sot në prani të kryetrajnerit Tahir Batatina i cili i ka dëshiruar mirëseardhje Zhdrellës në mesin tonë”, thuhet në njoftim.
Zhdrella është shprehur i kënaqur me emërimin e tij në pozitën e Drejtorit Sportiv, teksa pas emërimit është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.
“Falenderoj bordin drejtues të klubit, Presidentin e klubit z. Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t’i arrijmë objektivat tona”, deklaroi Zhdrella./Arbresh.info/
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën