Edhe pse Baseli refuzoi ta blejë kartonin e Edon Zhegrovës, të cilin deri më tani e mbajti në skuadër në formë huazimi nga Genku i Belgjikës, ylli kosovar nuk do të mbetet keq.
Për 21-vjçarin interesim kanë shprehur klube tjera të huaja, madje që janë nga kampionatet më të forta sesa ai i Zvicrës apo i Belgjikës, raporton Gazeta Express.
Mesfushori ofanziv ka ngjallur interesim të klubeve angleze dhe italiane, por më të interesuarat momentalisht duken dy klube të njohura franceze, Olimpique Marseille dhe Lille. Këtë e ka bërë të ditur edhe menaxheri i Zhegrovës, Marc Van Osselaer.
“Edon Zhegrova është një lojtar shumë i pëlqyer. Ka të interesuara klube angleze dhe italiane, por edhe franceze. Nëse luan në Francë do të ishte një mundësi e shkëlqyer për Edonin sepse ai e vlerëson shumë kampionatin francez dhe beson se mund të arrijë shumë në Francë nëse i bashkohet ndonjë klubi me projekt serioz”, ka thënë Marc Van Osselaer.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...