Legjenda e Inter-it, Felipe Melo beson se ylli i skuadrës, Lautaro Martinez është sulmuesi i së ardhmes, derisa Romelu Lukaku nuk ka shumë kualitet.
Lukaku është një ndër arsyet që Martinez ka arritur të jetë në top formë këtë sezon duke shënuar 16 gola dhe kontribuar me katër asistime, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Melo beson se argjentinasi është teknik i mrekullueshëm dhe është duke pritur ta sheh Lautaro-n te Barcelona me Neymar, Suarez dhe Messi.

“E njoh Lautaro-n, e shoh sepse e ndjek Inter-in. Me kujton Gabriel Jesus, i cili punon shumë pa përdorur topin, lufton dhe shënon shumë”.
“Në mendimin tim është sulmuesi i së ardhmes. Është vetëm 22-vjeçar, por ka fuqinë për të shënuar. Sulmuesi duhet të këtë këto cilësi”.
“E pëlqej shumë si lojtar. Për shembull, Lukaku ka fizikun e fortë, por nuk ka shumë kualitet”.
“Jam kuriozë të shoh Lautaro-n te Barcelona. Ata kanë Suarez dhe Messi, mendoni si do jenë me Lautaro dhe Neymar gjithashtu”, përfundoi Melo.
Pritet të shihet nëse gjatë verës Martinez do i bashkohet Barcelonës./arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit