Medon Berisha ka qenë përsëri titullar me skuadrën e Lecces në Serinë A, duke u konfirmuar ai tashmë në formacionin startues dhe jo Ylber Ramadani, i cili ka përfunduar në bankë rezervë.
Një besim që i është dhënë nga trajneri Marco Giampaolo, të cilin mesfushori i Kombëtares e ka falënderuar publikisht pas ndeshjes me Lazion.
“Unë po rritem shumë, trajneri po më jep shumë besim. Pas ndeshjes ishim të zhgënjyer, kemi bërë një ndeshje të madhe. Vuajtëm shumë, por ishim të bashkuar deri në fund”, tha fillimisht Berisha.
Më tej ai foli për rolin e tij në skuadër.
“Kam bërë tre rolet dhe lojtarin që luan mes qendrës dhe krahut, mund të bëj edhe mesfushorin e qendrës. Momenti është shumë i rëndësishëm, pasi na presin tre përballje direkte në ndeshjet e radhës. Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë, do të japim gjithçka për të arritur objektivin tonë”, shtoi Berisha.
Medon Berisha ka rënë edhe në sytë e Sylvinhos i cili e ftoi edhe në Kampionatin Evropian ku mori disa minuta kurse padyshim se me këtë formë ai mund të jetë një titullar i padiskutueshëm në ndeshjen e kombëtares në kualifikimet e Botërorit 2026./Arbresh.info
Kurti viziton Bashkësinë Islame të Kosovës për Kurban Bajram
Kurban Bajrami, Imzot Dodë Gjergji: Çdo festë është një vetë...
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...