Mediumi prestigjioz “The Guardian” ka vlerësuar lart paraqitjen e Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë, duke theksuar se deri në sekondën e fundit, e paimagjinueshmja ishte e mundshme për “Dardanët” në përballjen e zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova u mposht me rezultat 1:0 në finalen e plejofit, duke shuar ëndrrën për plasman në Kupën e Botës në Amerikë.
Në artikullin me titull “Akturkoglu e kalon Turqinë duke i dhënë fund shpresave të Kosovës për debutimin në Kupën e Botës”, “The Guardian” ka përshkruar atmosferën e zjarrtë që mbizotëroi në Prishtinë.
Sipas raportimit, futbollistët e Kosovës u larguan në fund nën duartrokitjet e turmës, së cilës i ishin lejuar “fantazitë më të çmendura”.
Për Kosovën është shkruar se kjo nuk do të jetë fundi dhe se vendi ka një gjeneratë që po lulëzon.
“Po të ishin më efikase, një shpërthim epik do të ndodhte. Prishtina ka qenë elektrike gjithë ditën. Dukej sikur i gjithë populli 1.6 milionësh, me një pjesë të Shqipërisë ishin në qendër të qytetit për një rast të pashoq, qëkur u shpall pavarësia më 2008”, thuhet në raportim.
Artikulli është përmbyllur me fjalët e përzgjedhësit Franco Foda: “E ardhmja është e ndritshme. Nuk po shqetësohem për të ardhmen e këtij ekipi. Po shkojmë në drejtimin e duhur dhe jam i sigurt se do të arrijë potencialin e vet shpejt”, ka thënë ai pas takimit.
E artikulli mbyllet me fjalinë: “Edhe nëse ëndrrat e tyre janë zbehur, shteti rrallë është ndier më i gjallë”.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...