Tifozët, populli dhe mediet e Azerbajxhanit janë befasuar nga rezultati i thellë i humbjes së kombëtares së tyre ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të mbaj vendin e parë në grupin 3 në Ligën D, duke e mundur 4:0 Azerbajxhanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Humbja me këtë rezultat, është cilësuar turpëruese në Azerbajxhan.
“Përfaqësuesja e Azerbajxhanit turpërohet në Kosovë”, ka shkruar azerisport.com.
Me humbjen ndaj Kosovës, Azerbajxhani ka humbur mundësinë që përmes Play Off të kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Trump do të vizitojë Francën për të marrë pjesë në samitin e...
Xhaka e uron Arsenalin pasi u shpall kampion i Anglisë, vler...
Tragjedi në Obiliq: Foshnja dërgohet pa shenja jete në QMF, ...
Publikohen çmimet e reja të naftës në Kosovë për 24 orët e a...
Aksident tragjik në Mamurras-Laç, një i vdekur e katër të lë...
Japonia goditet nga tërmeti 5.9 ballë, pa rrezik cunami