Mediat sllovene kanë pasqyruar me kujdes grumbullimin e fundit të Kombëtares së Kosovës, duke theksuar lojtarët e përzgjedhur nga përzgjedhësi Franco Foda, mungesat e rëndësishme dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Foda, i cili ka drejtuar më parë Sturm Graz, Kaiserslautern, Zyrih dhe Kombëtaren e Austrisë, ka përfshirë 27 futbollistë në listën e tij për ndeshjet kualifikuese, shkruan mediumi slloven Siol.net.
Kapiteni Amir Rrahmani mungon për shkak të lëndimit, por Kosova do të paraqitet me lojtarë me përvojë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda.
Ylli më i spikatur i ekipit mbetet Edon Zhegrova i Juventusit, ndërsa lista përfshin edhe tre lojtarë të Hoffenheimit dhe futbollistë të tjerë që spikasin në pesë ligat më të forta evropiane.
Që nga marrja e drejtimit të Kombëtares së Kosovës, Foda ka regjistruar 15 ndeshje me dhjetë fitore dhe pesë humbje, pa asnjë barazim, duke dëshmuar një filozofi loje të orientuar drejt fitores.
Ajo që i bën përshtypje sllovenëve është se përveç 27 lojtarëve kryesorë, Foda ka përpiluar edhe një listë prej nëntë rezervash, që mund të zëvendësojnë ndonjë lojtar të klasit të parë në rast të tërheqjes për arsye të jashtëzakonshme.
Në këtë listë gjenden Faton Maloku, Kreshnik Krasniqi, Behar Neziri, Ismet Lushaku, Bledian Krasniqi, Andi Hoti, Rilind Nivokazi, Bersant Celina dhe Donat Rudhani.
Mediat sllovene vlerësojnë se Kosova, edhe pa kapitenin Rrahmani, paraqitet si një kundërshtar i fortë dhe i organizuar, ndërsa pritshmëritë për ndeshjen e së premtes kundër Sllovenisë janë të larta.
Po ashtu Siol shkroi edhe për tifozët kosovarë do të mbushin stadiumin “Fadil Vokrri”, duke krijuar një atmosferë të nxehtë dhe duke ofruar mbështetje maksimale për ekipin kombëtar.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...