Humbja e sotme nuk është e vetmja goditje që i drejtohet kryesisë së Interit, teksa Eriksen pritet që të largohet në merkaton e janarit, njofton Insajderi.
Portali italian “Calciomercatto” deklaron se është arritur një marrëveshje mes lojtarit nga Danimarka dhe Paris – Saint Germain.
Vlera e kartonit të mesfushorit ka rënë nga 70 milionë euro në vetëm 10 milionë euro në vetëm brenda pak kohësh, prandaj ekipi francez do ta ketë mjaft të lehtë për ta mbyllur sa më shpejtë këto negociata.
Eriksen ishte një nga mesfushorët më të mirët në botë përpara se të pranonte t’i bashkohej Interit. 28 vjeçari nuk arriti për asnjë moment t’i tregojë trajnerit Antonio Conte se meriton të jetë titullar në fushën e lojës.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...