Tottenham është i gatshëm të shesë mesfushorin Christian Eriksen në afatin e janarit.
Danezi është duke kërkuar largimin që nga afati veror dhe ka refuzuar kontratën e re nga klubi.
Gjatë afatit veror, vlera e tij ishte 80 milionë euro derisa kanë mbetur vetëm 72 orë para se të fillojë afati dimëror.

Sipas The Evening Standard, Spurs kanë vendosur ta shesin lojtarin për 40 milionë euro, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Në garë për të janë Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.
Eriksen ka pranuar se dëshiron një sfidë larg Anglisë me dëshirën të luajë në fanellën e “Los Blancos”, mirëpo kjo gjë nuk iu ka bërë përshtypje “Djajve të Kuq”, të cilët po kërkojnë me patjetër transferimin e tij./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...