Pas fitores së madhe të arritur ndaj Sllovenisë, “Dardanët” me plot energji pozitive janë kthyer në stërvitje, për t’i vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës, me të cilën do të përballet në “Fadil Vokrri” të martën e 18 nëntorit, me fillim nga ora 20:45.
“Forca Kosovë, të bashkuar drejt Botërorit!”, shkruan në postimin e FFK-së.
Skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, pas triumfit ndaj sllovenëve ka arritur të prekë playoff-in për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Aktualisht, Kosova është e dyta në grupin K me 10 pikë, tri më pak se Zvicra e cila e kryeson këtë grup.
“Dardanët” mbrëmë shpresuan për një hap të gabuar të “helvetikëve” ndaj Suedisë e kjo në fillim dukej se po ndodhte pasi që suedezët në pjesën e parë arritën ta barazojnë rezultatin në 1:1.
Por, në pjesën e dytë ‘ushtria’ e ‘komanduar’ nga Granit Xhaka, triumfoi bindshëm me rezultat 1:4, e ky vet e realizoi golin e dytë nga pika e bardhë.
Edhe nëse arrijnë të fitojë të martën, Kosovës i nevojitet që kjo fitore të bëhet me rezultat të thellë 6:0, që praktikisht duket e pamundur përballë një kombëtare si Zvicra.
Kështu, “Dardanët” duhet t’i zhvillojnë dy ndeshje të playoff-it në muajin mars, dhe nga aty mbetet të shihet nëse për të parë Kosova do të jetë në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse të botërorit.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...