“Më lejoni të flas” Pique i mllefosur fjaloset me gjyqtarin pas humbjes së Barcelonës

20:30 | 11 Prill 2021
A Z

Gerard Pique plot mllef e konfrontoi gjyqtarin e El Clasicos, Jesus Gil Manzano, pas humbës së Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën.

Barcelona ra në vendin e tretë në La Liga pas disfatës 2:1 kundër Real Madridit në një ndeshje të drejtpërdrejt në garë për titull, raporton Gazeta Express.

Lojtarët dhe stafi i Barçës nuk u mjaftuan në përgjithësi me vendimet e Manzanos, të cilin e akuzuan për disa vendime kontroverse.

Katalonasit kërkuan penallti kur Martin Braithwaite u rrëzua në zonë pas një dueli me Ferland Mendy, si dhe për minutat e paktë të kohës shtesë.
Pique, që nuk ishte pjesë e skuadrës shkaku i lëndimit, iu bashkua protestave duke u zdirgjur nga shkallët e stadiumit menjëherë pas përfundimit të takimit.

Ai e konfrontoi Manzanon rrugës jashtë fushës, duke tentuar t’i kërkojë llogari.

Pique u dëgjua duke i thënë Manzanos: “Na dhe vetëm pak kohë shtesë, edhe pse ti vetë e vonove lojën duke qenë jashtë fushës për kohë të gjatë”.

Delegati i Barçës, Carlos Naval, u përpoq ta ndalte Piquen, i cili vazhdoi duke u lutur: “Më lejoni të flas, më lejoni të flas”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme