E ardhmja e Pep Guardiolës në Manchester City është gjithnjë e më në dyshim, dhe jo vetëm sepse kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Drejtori i futbollit të Man City, Txiki Begiristain pritet të largohet nga klubi gjatë verës.
60-vjeçari është një aleat i vjetër i Guardiolës, pasi e solli atë të drejtojë Barcelonën në vitin 2008 dhe Man Cityn tetë vjet më vonë.
Megjithatë, sipas Fabrizio Romanos, City ende po përpiqet ta mbajë Guardiolën përtej kësaj vere.
Ata tashmë janë në bisedime me zëvendësuesin e mundshëm të Begiristain, Hugo Viana. Ata shpresojnë se një plan i qartë i vazhdimësisë do të ndihmojë të bindë trajnerin spanjoll të qëndrojë në klub.
Guardiola tashmë ka fituar gjithçka që kishte për të fituar në Manchester City, përfshirë Ligën e Kampionëve në sezonin 2022-23/Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...