Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix, është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në La Liga. Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e kampionatit spanjoll përmes një postimi në “Twitter”.
Portugezi ishte një nga lojtarët më të mirë për madrilenët muajin e kaluar, pasi i udhëhoqi ato në katët fitore në po kaq ndeshje. 21-vjeçari shënoi gjithashtu dhe katër gola, duke treguar dhe një herë se është një talent i vërtetë.
Kujtojmë që të besuarit e Diego Simeones renditen në vendin e dytë në klasifikim deri më tani, ku nëntë ndeshje kanë grumbulluar 23 pikë. Atletico është vetëm një pikë larg vendit të parë që mbahet nga Real Sociedad, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më shumë.
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...