Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2-1 ndaj Marseilles, në kuadër të ndeshjes hapesë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi me një lëndim të Arnoldit i cili u detyrua të largohet nga fusha pas një lëndimi, shkruan Arbresh.info.
Madrilenët patën disa mundësi të me Mbappen dhe Mastantounos.
Kur nuk shënon, pëson, ashtu i ndodhi Realit sonte, ku në minutën e 22-të, francezët kaluan në epërsi me golin e Weah.
Por nuk vonoi shumë dhe mbretërit barazuan pas një penalltie të Kylian Mbappes në minutën e 29-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Edhe në 45 minutëshin e dytë, Reali tentoi disa herë por portieri Rulli, bëri pritja fantastike.
Rulli ishte protagonist edhe në minutën e 72-të, pasi Carvajali e goditi në fytyrë dhe mbrojtësi madrilen u përjashtua nga loja me karton të kuq pas rishikimit të situatës me VAR.
Por kjo nuk e pengoi Realin ta shënoj golin e dytë. Vini në minutën e 81-të e fitoi një penallti të cilën në gol e konkretizoi Mbappe.
Deri në fund gola tjërë nuk pati dhe Reali arkëtoi tre pikë në nisje të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e radhës është me Kairat Almatyn në udhëtim.
Ndërsa Marseille do të ketë punë me Ajaxin./Arbresh.info
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët