Conor McGregor ka deklaruar se është i interesuar për blerjen e klubit të Chelseas, pasi Roman Abramovich ka vendosur për shitjen e klubit londinez.
Miliarderi rus ka konfirmuar sot se do ta shesë klubin, teksa nuk po mungon edhe interesimi për ta blerë atë.
Pronari i “Bluve” thuhet se kërkon diku rreth 3 miliardë funte për shitjen e Chelseas, klub i cili aktualisht është kampion i botës.
McGregor është personi i parë që është shprehur i interesuar për blerjen e klubit gjashtë herë kampion të Anglisë.
Ylli i UFC-së ndau një fotografi të një bisede në “WhatsApp”, në të cilën ai i tha dikujt se Chelsea ishte në shitje për 3 miliardë funte dhe se ata “duhet ta blejnë atë”.

Krahas fotografisë, ai shkroi: “Dëshiroj ta eksploroj këtë Chelsea FC”.
Kujtojmë se McGregor është një tifoz i Manchester Unitedit dhe shihet si interesante mundësia që ai ta blej klubin e Chelseas.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...