Boksierët Conor McGregor e Floyd Mayweather janë përballur në takimin e parë të tyre me gazetarët.
Kampioni irlandez UFC ka shkëmbyer ofendime verbale me legjendën e boksit, transmeton portali arbresh.info.

Por edhe pse njihet për vetëbesimin e tepruar dhe që i jep shumë gojës, McGregor kësaj here ishte pak më i butë me kundërshtarin e tij. Ai veshi një kostum ku shkruante ‘Pirdhu’ drejtuar Mayweather.
Para 11 mijë fansave në LA Staples Center, dyshja u takuan fytyrë për fytyrë për herë të parë që kur u konfirmua mega-ndeshja e tyre në muajin qershor.
Ata do të përballen me 24 gusht./Arbresh.info

Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...