Kampionati i rregullt i “Abissnet Superiore” u mbyll sot me javën e 36-të, duke përcaktuar përfundimisht ekipet që do të luftojnë për titullin kampion në “Final Four”, ndërsa gjithçka është vendosur edhe për skuadrat që sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e elitës.
Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në të 88-tën.
Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi e mbyll kampionatin në vendin e tetë dhe do të luftojë në “play-out” për të mbijetuar në Superiore me fituesin e takimit Besa-Pogradeci, ndeshje e cila zhvillohet ditën e nesërme.
Ndërkaq Skënderbeu u mund 2-1 nga Bylisi në shtëpi dhe bie nga kategoria. Partizani arrin “Final 4” pasi mundi 2-0 Elbasanin me gola të Prekës dhe Eleke.
Vllaznia barazoi me Laçin 1-1 me gola të Balaj dhe Bibo, ndërsa kurbinasit kthehen në kategorinë e parë pas shumë vitesh.
Në “Final Four”, Egnatia hyn si liderë, e dyta është Vllaznia, Dinamo e Tiranës pozicionohet e treta teksa Partizani e prek katërshen e madhe nga pozita e katërt./Arbresh.info


Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...