Mbyllet në “paqe” sfida mes Gjilanit e Ballkanit
Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras në takimin e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjau mbyll me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Takimi nisi më mirë për gjilanasit ku edhe shënuan të parët në pjesën e parë. “Skifterat” realizuan me Aganspahic në minutën e 28-të, nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fillim të pjesës së dytë, Gjilani krijoi disa raste, përfshirë një gjuajtje nga Basa që goditi traversën në minutën e 48-të, dhe tentime të tjera që portieri Iljazi i Ballkanit arriti t’i ndalë.
Në minutën e 66-të, Ismajlgeci barazoi rezultatin me një supergol nga distanca.
Deri në fund, Ballkani synoi ta shënoi edhe golin e dytë, i cili i siguronte tre pikët e para mirëpo vendasit ishin të mirë në mbrojtje dhe ndeshja u mbyll pa fitues.
Xhiron e dytë, Gjilani udhëton tek Dukagjini teksa Ballkani përballet me Malishevën./Arbresh.info
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...