Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës. Llapi po avancon ndaj Dritës me rezultat 1:0, kurse duelet Trepça ’89 – Prishtina dhe Gjilani – Ballkani nuk sollën gola në 45 minutat e parë.
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet derbi të xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, e cila po luhet në mesjavë, shkruan Gazeta Express.
Llapi po avancon ndaj Dritës me rezultat 1:0, në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje.
Golin e epërsisë për llapjanët e ka shënuar Kastriot Selmani në fillim të ndeshjes.
Ndërkaq, dy ndeshjet tjera, Trepça ’89 – Prishtina dhe Gjilani – Ballkani nuk sollën gola në 45 minutat e parë të lojës.
Të enjten do të luhen tri ndeshje të tjera.
Kampioni Feronikeli pret fitore në shtëpi kundër Flamurtarit, ndërsa Vushtrria e kërkon fitoren e dytë sezonale në duel me Drenicën.
Kurse, fitoren e parë e kërkon Dukagjini, në ballafaqim me Ferizajn në shtëpi.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit