Fatos Geci i shkon për t’i kërkuar falje Vlora Çitakut, ajo e injoron: “Mos mu afro, ik, ik”

10:52 | 23 Prill 2026
E.K

Deputeti i Guxo-s, Fatos Geci, ka tentuar të flasë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës me nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku.

Sipas pamjeve, Çitaku nuk e ka lejuar të afrohet, duke iu drejtuar me fjalët: “Mos mu afro, ik, ik”.

Gjatë përplasjes verbale, Fatos Geci ka përdorur gjuhë ofenduese dhe seksiste ndaj nënkryetares së Kuvendit, duke i thënë: “I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”.