Mbrojtësi i Liverpoolit, Nathaniel Phillips, do t’i bashkohet skuadrës së Championship, Bournemouth në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit, raporton Goal.
Qendërmbrojtësi luajti një rol kyç për Reds në fund të sezonit të kaluar, pasi ata u kualifikuan për në Ligën e Kampionëve.
Ai u paraqit rregullisht pas lëndimeve në fund të sezonit të Virgil van Dijk, Joël Matip dhe Joe Gomez, por kjo nuk ka ndryshuar fatin e tij.
Phillips është aktualisht qendërmbrojtësi i pestë në skuadër. Përpara tij është zgjedhur edhe transferimi i verës, Ibrahima Konate.
Tani, raportohet se ai do të transferohet te Bournemouth për të rritur shpresat e tyre për ngritje në Premier League.
“Cherrys” aktualisht janë vetëm një pik prapra Blackburn Rovers për vendin e dytë, pozitë kjo që dërgon direkt në Premier League./Arbresh.info
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...