Mbrojtësi i Barcelonës mund të largohet nga klubi pas tetë sezonesh me ekipin e parë

11:22 | 29 Nëntor 2021

Ndërsa “saga” e kontratës së Ousmane Dembele vazhdon të mbizotërojë në titujt kryesorë, situate e mbrojtësit të gjithanshëm të Barcelonës, Sergi Roberto, ka rënë disi në radar.

29-vjeçari, i cili u emërua kapiteni i katërt i klubit për këtë sezon pas largimit të Lionel Messit, është gjithashtu në vitin e fundit të kontratës së tij dhe bisedimet për një marrëveshje të re nuk kanë përparuar, raporton “Mundo Deportivo”.

Një product i grupi të të rinjëve të “La Mesia”, bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Barçës në vitin 2010, por u bë një anëtar i plotë i ekipit të parë nga sezoni 2013/14. Pasi filloi si një mesfushor, spanjolli u shndërrua në një mbrojtës të djathtë në vitet e fundit dhe ka qenë një lojtar i dobishëm për klubin.

Deri më sot, ai ka grumbulluar 316 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar 12 gola dhe 37 asistime. Megjithatë, rëndësia e tij brenda skuadrës ka rënë me kalimin e çdo sezoni, ndërsa dëmtimet e kanë penguar vazhdimisht.

Përkundër kësaj, menaxheri i sapoemëruar, Xavi Hernandez kishte hedhur peshën e tij pas dhënies së një kontrate të re për ish-bashkëlojtarin e tij, me Roberton gjithashtu të gatshëm për ta nënshkruar.

Klubi kishte diskutuar për një marrëveshje dy-vjeçare deri në vitin 2024 për reprezentuesin spanjoll me paga të reduktuara, të ngjashme me kapitenët e tjerë të Barçës – Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Jordi Alba.

Por, që nga bisedimet në teot, nuk ka pasur më dialog nga fundi i Barcelonës. Kjo ka bërë që Roberto të mendojë se gjigandët katalanas hezitojnë t’i japin atij një zgjatje, me një largim ose në janar ose në fund të sezonit që tani shfaqet si një mundësi e fortë.

Drejtori sportive, Mateu Alemany, mund të mbajë bisedime me agjentin e mbrojtësit në jaavët e ardhshme. Por të gjitha shenjat tregojnë për një ndarje mes Robertos dhe Barcelonës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara