Mbappe: Synimi i PSG-së është triumfi në Champions League
Kylian Mbappe ka përsëritur se objektivi kryesor i Paris Saint-Germain është të fitojë trofeun e Champions League për herë të parë në historinë e tyre.
Pasi arriti në finale në vitin 2020, PSG nuk arriti të kalonte në raundin e 16-të sezonin e kaluar kur u eliminuan nga Real Madrid.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve është objektivi i qartë dhe i përcaktuar i PSG -së”, tha Mbappe për BFMTV, i cili do të transmetojë intervistën e tij të plotë të premten pasdite.
Pasi kaloi Zlatan Ibrahimovicin si golashënuesi i dytë më i mirë i PSG-së i të gjitha kohërave, Mbappe ka theksuar se ai aspiron të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e klubit përpara Edinson Cavanit.
“Nëse vazhdoj kështu, nuk ka asnjë arsye pse nuk mund ta bëj. Do të ishte e pabesueshme, nëse mund ta bëja”, deklaroi ai./Gazeta Express/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...