Kylian Mbappe është rikthyer në skuadrën e Monacos për ndeshjen e së dielës në Liga 1 kundër Marseilles pavarësisht raporteve që e lidhin atë me transferimin te Paris Saint Germaini.
Sulmuesi 18-vjeçar vazhdon të kërkohet për transferim prej 150 milionë euro te klubi në Parc des Princes dhe ishte lënë jashtë skuadrës së kampionit në fuqi në fitoren 1 me 0 vikendin e kaluar ndaj Metzit, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Leonardo Jardim ka shpjeguar që lojtari nuk ishte i përfshirë sepse nuk ishte 100 për qind i gatshëm.
Pas ndeshjes të së dielës, Mbappe do t’i bashkohet të hënën skuadrës kombëtare./arbresh.info/
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...