Kylian Mbappe nuk do të luajë për Real Madridin në vitin 2021, pasi kalimi i tij në Estadio Santiago Bernabeu përfundimisht nuk u realizua, megjithatë sulmuesi francez ka lënë një mesazh ngacmues në Instagram.
Sulmuesi francez e kishte të qartë se donte të luante për Los Blancos, klubin e fëmijërisë së tij, megjithatë ai tani mund të detyrohet të presë një vit para se të kalojë si lojtar i lirë.
“Unë respektoj, vëllai im, për profesionalizmin tuaj, riplanifikoni ëndrrat tuaja për më vonë, jeta është e bukur, ju jeni më i miri”, thoshte Mbappe në një video në Instagram, me këngën “Dream On” nga Aerosmith.
Ky është një tregues i qartë se ai nuk ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin këtë verë, edhe pse ai e fshiu shpejt videon menjëherë pas publikimit.
PSG refuzoi çdo ofertë të bërë nga Los Merengues, dhe ai tani do të përfundojë vitin e mbetur në kontratën e tij, nëse diçka dramatike nuk ndryshon nga tani në janar.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...