Telenovela ‘Kylian Mbappe – Real Madrid’ duket se nuk do të përfundojë kurrë, derisa francezi të transferohet në kryeqytetin spanjoll.
Përkundër se Mbappe rinovoi kontratën me PSG-në, ai ka pranuar publikisht se në të ardhme synon që të luaj për Los Blancos, pasi kjo është ëndrra e tij.
Mbappe është i hapur të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në afatin kalimtar të verës dhe për këtë janë njoftuar drejtuesit e Real Madridit.
Por reprezentuesi francez i ka vendosur një kusht Real Madridit për tu transferuar aty, pasi Los Blancos duhet t’i marrin edhe dy miqtë e Mbappes, shkruan telegrafi.
24-vjeçari i ka miq të ngushtë bashkëlojtarin e tij te PSG, Achraf Hakimi si dhe atë te kombëtarja franceze Theo Hernandez.
Mbappe është i lidhur shumë me të dy dhe dëshiron që t’i ketë te Real Madridi shok skuadre.
Si Hakimi ashtu edhe Theo Hernandez kanë qenë edhe më parë pjesë e Real Madridit dhe rikthimi i tyre në Santiago Bernabeu nuk është i pamundur, pasi dy futbollistët e mirëpresin atë.
Por për t’ia bërë dëshirën realitet Mbappes, Reali do të duhej të shpenzonte shumë pasi si Hakimi ashtu edhe Theo Hernandez vlerësohen rreth 100 milionë euro nga PSG respektivisht Milani.
Gjithsesi Los Blancos pritet të tentojnë të transferojnë tre yjet pasi ata janë edhe në moshë të ri dhe do të ishin garanci e madhe për të ardhmen.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...