Kylian Mbappe, Kai Havertz dhe Eduardo Camavinga ende nuk kanë nisur bisedimet për rinovim, ngase janë në pritje të Real Madrid-it.
Sipas Marca, destinacioni i ardhshëm për të tre mund të jetë “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Mbappe kërkohet që disa vite nga Real-i, por PSG nuk ka pranuar assesi t’ia fillojë negociatave.
Mirëpo, shkaku që ka vetëm një vit kontratë e ka detyruar gjigantin francez, t’ia vendos çmimin lojtarit.

Havertz, cilësohet si një ndër mesfushorët më të talentuar dhe këtë sezon arriti të shënojë 20 gola.
Mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që të jetë i hapur për largimin dhe thuhet se është në pritje të “Galaktikëve”, kurse nëse nuk ka ndonjë ofertë do kalojë te Chelsea.
Camavinga, është një ndër objektivat e Zinedine Zidane.
17-vjeçari ka bërë 36 paraqitje këtë sezon, derisa kartoni i vlen rreth 75 milionë euro.
Pritet të shihet nëse Real-i do arrijë t’i realizojë transferimet e të tre lojtarëve./arbresh.info.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...