Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cilin do ta lija PSG-në është Real Madridi

22:12 | 16 Mars 2026
D.H

Kylian Mbappé, i cili la Paris Saint-Germain në 2024 për t’iu bashkuar Real Madrid, ka folur me zemër të hapur për klubin parisien gjatë një aktiviteti për fëmijë me aftësi të kufizuara në programin beUNITED të beIN SPORTS.

Megjithë mosmarrëveshjet ligjore për shumë miliona euro pas largimit të tij nga PSG-ja, Mbappé nuk ka hezituar të shprehë dashurinë për klubin që e formoi.

“Kalova shtatë vjet në PSG, ishte një nder. Besoj se nuk e kam thënë apo treguar mjaftueshëm, por gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm për origjinën time dhe sa i madh është PSG. Gjithmonë kam thënë që është klubi më i madh i Francës dhe një nga më të mirët në botë. U largova për t’u bashkuar me klubin më të madh në botë, Real Madridin. Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cilin do ta lija PSG-në”, u shpreh sulmuesi.

Ai shtoi se “nëse nuk do të kisha mundur të shkoja te Real Madrid, do të kisha qëndruar në PSG gjithë jetën. Kam ëndërruar të luaja në këtë klub dhe jam shumë i lumtur që po e bëj. Akoma ndjek ndeshjet e PSG-së, kam shokë në ekip dhe po luajnë shumë mirë tani”.

Ky rrëfim i Mbappé tregon lidhjen e veçantë që sulmuesi ka me klubin e tij të mëparshëm, pavarësisht nga sfidat ligjore pas largimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale