Rey Manaj pësoi një dëmtim të rëndë ditën e diel në fillimin e ndeshjes së Sivasspor ndaj Umraniyespor me sulmuesin kuqezi që e la fushën e lojës pas vetëm shtatë minutash lojë.
Rey Manaj iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë me klubin turk që doli me njoftimin e rëndësishëm, por që e bën trajnerin Sylvinho me “dhimbje koke”.
“Lojtari ynë është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë”, shkruhet nw komunikatën e Sivassporit.
Kjo do të thotë se Manaj nuk do të jetë në ndeshjen e 26 marsit me Poloninë për fazën e play-offit të Botërorit të këtij viti dhe me shumë gjasa ka mbyllur edhe sezonin.
Rey Manaj u kthye te Sivasspor në merkaton e muajit janar.
Sulmuesi shqiptar për shkak të një problemi fizik nuk ishte aktivizuar në ndeshjen me Hatayspor, por të dielën Sivasspor vendosi ta hedhë në fushën e lojës, një vendim ky që rezultoi i nxituar dhe i gabuar nga ana e klubit turk./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...