Ylli francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë në Evropë për sezonin 2024-25, duke fituar çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë”.
Ai ka lënë pas suedezin Viktor Gyökeres dhe egjiptianin Mohamed Salah.
Ceremonia është mbajtur në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, në prani të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, si dhe gjithë skuadrës madrilene.
“Faleminderit presidentit dhe të gjithëve. Faleminderit shokëve të mi të ekipit që nxorët më të mirën nga unë. Kemi një grup të jashtëzakonshëm dhe mund të fitojmë shumë”, ka deklaruar Mbappé gjatë ceremonisë, pas shfaqjes së përmbledhjes me golat e tij nga sezoni i kaluar.
Sulmuesi francez kishte shënuar tridhjetë e një gola në La Liga, që sipas sistemit të pikëzimit të “Këpucës së Artë”, i dhanë 62 pikë (31×2). Edhe pse Gyokeres kishte realizuar tridhjetë e nëntë gola për Sporting në kampionatin portugez, ku çdo gol vlen 1.5 pikë, ai ka përfunduar me 58.5 pikë, më pak se Mbappe.
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...