Ish futbollisti anglez i Real Madridit, Steve McManaman, nuk ka asnjë dyshim se Kylian Mbappe dëshiron ta veshë fanellën e Los Blancos.
Reali bëri ofertë zyrtare për Mbappen në javën e fundit të merkatos së verës, por Paris Saint Germain nuk u përgjigj, dhe e mbajti Mbappen për të krijuar një treshe sulmuese të frikshme me Messin dhe Neymarin.
Tani PSG ka nisur punë që ta bindë Mbappen që të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën, por Steve McManaman nuk ka asnjë dyshim se Mbappe s’do të rinovojë dhe do të realizojë ëndrrën, duke luajtur në Bernabeu.
Mbappe është në vitin e fundit të kontratës dhe nëse nuk rinovon me PSG-në, në janar do të jetë i lirë të bisedojë me cilindo klub të dojë.
“Besoj se dëshiron të vijë, dëshiron ta lërë PSG-në dhe të vijë në Real Madrid”, tha McManaman. /Gazeta Express/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...