Bota e futbollit mbeti e habitur të shtunën pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Ligue 1.
Sulmuesi francez nënshkroi një marrëveshje të re mahnitëse, e cila do ta shohë atë të fitojë 50 milionë euro neto në secilin prej tre viteve të ardhshme, si dhe një shumë nënshkrimi prej 100 milionë eurosh.
Përkundër interesimit shumë të madh të Real Madridit, ai zgjodhi klubin parisien.
Por, tani për TeleFootball, Mbappe zbuloi se ishte në bisedime me Jurgen Klopp për t’iu bashkuar Liverpoolit.
“Nuk ishin vetëm Real Madridi dhe PSG me të cilët isha në negociata. Unë bisedoja edhe me Jurgen Klopp për t’iu bashkuar Liverpoolit”, deklaroi ai. /GE/
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...