Fitorja e bujshme e Floyd Mayweatherit ndaj Conor McGregorit dështoi që të siguronte rekord sa i përket të hyrave nga biletat e shitura.
Ndeshja e fituar nga Mayweather më 26 gusht pritej që të tejkalonte rekordin prej 72.2 milionë dollarëve të fituara nga biletat për një ndeshje boksi. Ky rekord mbahej nga meçi mes Mayweatherit dhe Manny Pacquiaos në vitin 2015.
Por të dhënat kanë treguar se 7 mijë ulëse ishin të zbrazëta në T-Mobile Arena të Las Vegasit, duke gjeneruar 55.4 milionë dollarë, ndeshja e dytë më fitimprurëse në histori të boksit, transmeton albinfo.
Sa i përket shitjeve televizive, të dhënat do të dalin së shpejti, por ato pritet që të tejkalojnë të hyrat nga meçi me Pacquiaon.
Të hyrat nga shitjet si dhe ato nga sponsorizimet pritet të kalojnë rekordin prej 620 milionë dollarëve në total, të arritura nga meçi i 2015-s.
Mayweather fitoi në raundin e dhjetë të ndeshjes.
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...
Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për...
Xhevahire Izmaku e bindur: Nisma e kalon pragun, Limaj i duh...
Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme