Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pritet që karrierën të vazhdojë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Mediumet gjermane kanë raportuar se Mavraj është në negociata të avancuara me ekipin Al-Ettifaq dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.
Mavraj, 31-vjeçar, tek ekipi arab pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Hamburgun, e cila është e vlefshme deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Mavraj prej muajit mars nuk është pjesë e ekipit të parë të Hamburgut, pasi trajneri e ka vlerësuar të panevojshëm.
Nga ajo kohë ai ka stërvitur me ekipin e amatorëve.
Mavraj këtë edicion ka regjistruar 17 paraqitje në Bundesligë kurse te Hamburgu u transferua në janar të vitit të shkuar nga Koelni. Ai karrierë ka bërë edhe te Greuther Fuerthi, Bochumi e Darmstadti.
Mavraj ka edhe 38 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”